Në prag të ditës së nesërme të ushtrisë, punonjësit e mbrojtjes dhe pjesëtarët e ushtrisë solemnisht festuan ditëlindjen e 31-të të Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

Ministrja Sllavjanka Petrovska në fjalën e saj theksoi se ndihet krenare për profesionalizmin, motivimin dhe përkushtimin me të cilin po realizohen reforma të rëndësishme në fushën e mbrojtjes.

“Një ministër është i suksesshëm po aq sa janë bashkëpunëtorët e tij dhe faktet tregojnë se mbrojtja funksionon jashtëzakonisht me sukses dhe prandaj merita nuk është e imja, nuk është e asnjë individi, por e të gjithëve ne së bashku, sepse jemi një familje, një organizëm që mund të funksionojë vetëm nëse punojmë si një, të bashkuar në qëllimin tonë të përbashkët”, tha ministrja.

Petrovska falënderoi pjesëtarët e Armatës sepse çdo sfidë e pranojnë si detyrë të cilën e kryejnë me përkushtim maksimal, profesionalisht dhe pa hezitim.

hefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës – Vasko Gjurchinovski, u dha mirënjohje të gjithë punonjësve të Shtabit të Përgjithshëm dhe të Armatës për përpjekjet, rezultatet dhe punën e përgjithshme në vitin e kaluar, të cilat janë njohur dhe janë vënë në dukje në shoqëri.

“Periudhën e kaluar kemi arritur rezultate vërtet të mëdha, kemi një udhërrëfyes të qartë se ku duhet të lëvizim prioritetet tona në periudhën aktuale, është detyrë dhe obligim ndaj brezave të ardhshëm të atdheut tonë”, tha Gjurçinovski.

Më herët delegacioni i kryesuar nga ministrja vendosi kurorë me lule në memorialin në nderim të mbrojtësve në rrethin e Ministrisë dhe Shtabit të Përgjithshëm.