Liverpooli sapo e ka prezantuar blerjen e tretë në verë. Japonezi Endo vije nga Shtutgarti për 20 milionë euro.

Endo vjen pas katër sezonesh me Stuttgartin, ku bëri 133 paraqitje dhe shënoi 15 gola pasi u transferua në Gjermani në 2019. Në nivel ndërkombëtar, Endo ka 50 paraqitje për Japoninë dhe dy gola.

Mesfushori japonez do të bartë fanelën me numrin 3, të cilën e kishte Fabinho.

“Jam shumë i emocionuar për t’iu bashkuar këtij klubi dhe mezi pres të luaj në Anfield. Mendoj se mund ta ndihmoj këtë klub në mbrojtje dhe do të kem organizim të mirë në mes. Mendoj se kjo është puna ime” ka thënë Endo./Indeksonline/