Në një komunikatë për media më 16 gusht, MSH-ja tha se, bazuar në raportin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, kërkohet kontroll i shtuar i ujit të pijes dhe pishinave për të parandaluar infeksionet e ndryshme, përfshirë meningjitin.
Drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj thotë ka treguar për numrin e pacientëve që aktualisht po trajtohen në Klinikë.
“Për momentin kemi me infeksion viral vetëm dy raste të moshave pedriatike dhe 6 të moshave të rritura që janë duke u trajtuar në klinkën infektive”, potencoi Vishaj.
Infektologu Vishaj u bëri thirrje qytetarëve të kenë kujdes të shtuar dhe kontroll të vazhdueshëm të ujit të pijes, për shkak të një rritje të rasteve me meningjit gjatë dy muajve të fundit.
“Qytetarët të mos konsumojnë ujë paraprakisht i cili nuk është i testuar, të kenë kujdes me frekuentimin e pishinave, ku temperatura është e lartë. T`i ruajnë perimet dhe pemët në mënyrë sa më të freskët që të mos ketë kontaminim”, potencoi Vishaj.