Hakim Ziyech mund të quhet lojtar i Galatasarayt.

Hakim Ziyech më në fund është po largohet nga Chelsea, me Galatasarayn që pret mbërritjen e tij në Turqi sonte, sipas asaj që raporton Fabrizio Romano.

Sipas ekspertit të transferimeve, dy klubet kanë arritur marrëveshje dhe tashmë mungon vetëm prezantimi i marokenit në fanellën e skuadrës turke.

“Galatasaray dhe Chelsea e konsiderojnë marrëveshjen për Hakim Ziyech të kryer. Të gjitha dokumentet janë gati”, shkroi Romano në Twitter.

“Vetëm duke pritur për nënshkrimin dhe pastaj marrëveshje e përfunduar – Ziyech, pritet të udhëtojë në Stamboll sonte”.

Ziyech tashmë kishte dy tentime të dështuara për t’u larguar nga Chelsea që nga fillimi i vitit. Në janar, një transferim i huazuar te PSG dështoi për shkak të një problemi me dokumentet, ndërsa në fillim të kësaj vere, ai dështoi në testet mjekësore përpara një transferimi te Al Nassr.

30-vjeçari nuk arriti të dëshmonte veten te Chelsea që kur iu bashkua skuadrës në vitin 2020. Ai luajti 107 ndeshje për Blutë, duke luajtur vetëm 59 prej tyre si startues, duke shënuar 14 gola dhe duke dhënë 13 asistime.