Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u kurorëzuan me martesë një vit më parë, pasi e rigjetën rrugën drejt njëri-tjetrit pas shumëëë vitesh.

Me rastin e përvjetorit të parë, JLo u tregua bujare dhe ndau me ndjekësit e saj në Instagram të tjera pamje nga dasma më e përfolur.
Në njërën prej fotove, Ben po e mban partneren e tij në krahë teksa të dy buzëqeshin me të madhe e duken të lumtur.

Në foton e dytë, çifti shkëmben një puthje teksa në qiell ka një spektakël fishekzjarresh për ata të dy.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo)