Skuadra nga Arabia Saudite, Al Ittihad, ka rikthyer interesimin e tyre për sulmuesin e Liverpool, Mohammed Salah.
Është e paqartë në këtë fazë nëse një marrëveshje për 31-vjeçarin do të realizohet.
Agjenti i Salah kishte hedhur poshtë raportet në fillim të gushtit që lidhnin egjiptianin me një lëvizje te klubi i Arabisë Saudite.
Përfaqësuesi i tij, Ramy Abbas, shkroi më 7 gusht pas spekulimeve: “Nëse do të mendonim të largoheshim nga LFC këtë vit, nuk do ta kishim rinovuar kontratën verën e kaluar. Mohamed mbetet i përkushtuar ndaj LFC-së.”
Salah nënshkroi një kontratë të re trevjeçare verën e kaluar, e cila e bëri atë lojtarin më të paguar në historinë e klubit me mbi 400 mijë euro në javë.
Liverpool tashmë ka humbur dy lojtarë me përvojë nga Arabia Saudite këtë verë.
Ish-kapiteni Jordan Henderson u transferua te Al Ettifaq, përpara se Fabinho të përfundonte një kalim në Al Ittihad.
Al Ittihad gjithashtu ka nënshkruar me Karim Benzema dhe N’Golo Kante deri më tani këtë verë.