Edhe pse nuk është e konfirmuar deri më tani, por nga burime jo zyrtare, emri i madh Alper Potuk që firmosi me Gostivarin këtë verë, rezultaton të jetë futbollisti më i paguar në futbollin e Maqedonisë.
Përflitet se Potuk, te Gostivari merr rreth 35 mijë euro pagë në muaj.
Potuk ka karrierën të madhe dhe është emër i njohur në Turqi, pasi ishte pjesë e Fenerbahçes ku për disa vite barti edhe shiritin e kapitenit, ndërsa në të njejtën kohë ishin të interesuar nga Chelsea për shërbimet e tij.
Ai gjithashtu ka luajtur edhe për Eskishehirsporin, Ankaragucun dhe Rizesporin.