Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, tha se Ukraina sot lufton për ekzistencë dhe do të ishte e tepërt nga ne dhe nga kush do qoftë që të kërkojë nga Ukraina gjera që ata mendojnë se mund tua vështirësojnë pozicionin e tyre në këtë situatë.

“Unë një gjë e di jo vetëm që e besoj, por e di me siguri që në Ukrainë e dinë shumë mirë se kush qendron në anën e tyre dhe kush jo kush i është bashkangjitur perëndimit në mbështetje të Ukraniës dhe kush është aleat dhe kukull dhe satelit i Putinit i cili po zhvillon këtë luftë të pa mëshirshme ndaj Ukrainës”, tha ajo për RTK.

Sipas saj, Ukraina e re, Ukraina demokratike pro evropiane ka qëndrim tjetër ndaj Kosovës dhe do të vijë dita që ta shohim edhe formalisht.