Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi priti sot në takim ambasadorin e Republikës së Austrisë në Maqedoninë e Veriut, Martin Pammer.

Përmes një njoftimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, Grubi ka shprehur mirënjohje për përkrahjen e  vazhdueshme që Austria ka dhënë për procesin eurointegrues të vendit.

Statusi i plotë:

Ishte kënaqësi të mirëprisja sot në takim ambasadorin e Republikës së Austrisë në vendin tonë, z. Martin Pammer. Njoftova ambasadorin austriak me iniciativën e ndërmarrë të koalicionit qeveritar për miratimin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvend dhe rëndësisë që i kushtojmë kësaj çështje jetike për të ardhmen europiane të vendit. Shpreha mirënjohje ndaj përkrahjes së vazhdueshme të Austrisë për zhvillimin progresiv të vendit, reformimin e tij në frymën europiane dhe procesin eurointegrues.