Në rajonin e Shkupit, aktiv është një zjarr në atarin e fshatit Bllacë, ku digjet bari, bimësi me kërcell të ulët dhe pyje në terrene shkëmbore dhe të paqasshme.

Nga Qendra rajonale për menaxhimin e kriza Shkup, bëjnë të ditur se zjarri po vëzhgohet nga punëtorët e ndërmarrjes publike “Pyjet e Maqedonisë” dhe se ai gjendet pesë kilometra larg fshatit Bllacë.

Gjatë 24 orëve të kaluara, në ambient ​​të hapur kanë ndodhur 26 zjarre, në të cilat për shuarjen e zjarrit, përveç Njësisë territoriale të zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit, janë angazhuar edhe tre aeroplanë “eir traktor” dhe një helikopter i MPB-së.