Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë kryesisht të thata, njoftojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

“Vërehet rritje e frekuencës së automjeteve ka në vendkalimin kufitar Tabanoc për hyrje dhe në vendkalimin kufitar Bogorodicë për dalje nga vendi, ku koha e pritjes është rreth 40 minuta.

Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thonë nga LAMM.
Nga atje u rekomandojnë shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e autojeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.