Sot (24 gusht) është zhvilluar një intervistë zyrtare me A.S.(38) nga Çegrani i Gostivarit, pronar i deponisë, pas së cilës ndaj tij është bërë kallëzim nga neni 13 i Ligjit për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike. Gjegjësisht, dje (23 gusht), rreth orës 12:30 në zonën “Dimnovica”, atari i Stençes, Tetovë, A.S. është sjellë në mënyrë agresive, i ka penguar në punën e tyre dhe ka kërcënuar S.Z.(35) dhe B.P.(36), të dy nga Tetova, të cilët kryenin detyra profesionale si gazetarë.TS