Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në Euronews deklaroi se vendin e presin ndryshimet kushtetuese me ç’rast nevojiten 80 vota.

Grubi tha se pret që edhe nga VMRO të votojnë pro ndryshimeve kushtetuese.

“Çështja e VMRO-së dhe Mickoskit janë të ndara sepse ai nuk është deputet. Ai detyroi deputetë e vet ë nënshkruajnë deklarata të noterizuara për çështjen e ndryshimeve kushtetuese, mirëpo me këtë përbërje parlamentare duhet të sigurohen edhe 8 ose 10 deputetë opozitarë për ndryshimet kushtetuese. Në VMRO ka deputetë me frymë proeuropianen që nuk pajtohen me politikën e Mickoskit. Ai duhet ta kuptoj që shqiptarët udhëheqin me 10 nga 20 ministri që i kemi dhe po ecim përpara projekte që me vite të tëra janë fshehur e destinuar për të mos u realizuar”, deklaroi Grubi.