Një aksion dhe ndjekje si në filmat hollivudian është regjistruar ditë e kaluar në rajonin e Kumanovës, përcjell KlanM. Si rezultat është arrestuar një 28 vjeçar, i cili me automjetin e tij kishte transportuar migrantë nga Siria.

“Më datën 27.08.2023 në Kumanovë në vendin e quajtur ‘Shën Mina’ nga ana e nëpunësve policorë të Njësitit Mobil pranë Departamentit për Çështje Kufitare dhe Migracione nga liria është privuar M.A. (28) nga f.Studeniçan i Shkupit, për shkak se ka kryer veprën penale kontrabandë me migrantë. Ai ka drejtuar automjetin “audi” në autostradën E-75 dhe nuk është ndaluar në shënjën e dhënë për ndalje nga ana e nëpunësve policorë duke tentuar të arratiset, por shumë shpejt, pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve, ai është ndaluar dhe është privuar nga liria. Në automjet kanë qenë të pranishëm pesë persona migrantë nga Siria”, thonë nga MPB.

Për rastin është informuar Prokurori Publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës./KlanMacedonia