Shtetet e Bashkuara vazhdojnë dominimin në garën e stafetës 4 herë në 400 metra për meshkuj.
Skuadra amerikaane fitoi medaljen e tyre të nëntë të artë në kampionatin botëror të atletikës nga 10 finalet e fundit.
SHBA, që ka fituar edhe katër nga pesë medaljet e arta olimpike e mbylli konkurimin me kohën 2:57.31.
Medaljen e argjendtë e mori Franca me kohën 2:58.45. Për atletët francezë kjo ishte medalja e parë e kampionatit.
Në vend të tretë doli skuadra e Britanisë me kohën 2:58.71, duke lënë pas atletët xhamajkanë.
Në stafetën 4 here 400 metra për femra, Femke Bol ishte protagoniste e një suksesi të madh për Holandën.
20 metra nga fundi, ajo e shtoi ritmin dhe doli e para duke befasuar rivalet, britaniken Nikole Jarxhin dhe xhamajkanen Stejsi En Uilliams.
Atletet holandeze fituan me kohën 3:20.72.
Viktor Kiplangat nga Uganda fitoi maratonën e meshkujve me një kohë prej dy orë, 8 minuta, 53 sekonda, ndërsa izraeliti Maru Teferi doli në vend të dytë, e medaljen e bronxtë e mori etiopiani Gebresilase.
Kampioni olimpik Neeraj Chopra u bë indiani i parë që fitoi një medalje të artë në Kampionatin Botëror të Atletikës kur mposhti pakistanezin Arshad Nadeem në hedhjen e shtizës me rezutlatin 88.17 metra në finale.
Klan News