Nën ndikimin e një fronti atmosferik, sot do të mbajë mot i ndryshueshëm i vranët dhe i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë.
Në pjesë lokale pasdite proceset do të jenë më intensive në formë stuhie me reshje të rrëmbyeshme në një kohë të shkurtër, shkarkime elektrike më intensive, erë e fortë dhe me breshër.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 14 deri në 23 gradë, ndërsa ajo maksimale prej 22 deri në 33 gradë Celsius.
Në Shkup do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima. Temperatura minimale do të jetë 20 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 31 gradë Celsius.
Nga dita e nesërme do të mbizotërojë mot mesatarisht i vranët dhe me ulje të temperaturës, ndërsa në disa vende do të ketë kushte për reshje të dobëta të shkurtra shiu.