Kompania e telefonisë celulare “A1 Maqedoni” shënon 4-vjetorin e hyrjes së kësaj marke në tregun telekomunikacionit në vend. Kjo kompani mbi 1 milion shfrytëzues në këtë përvjetor vjen me ofertat më të mira në telefoninë celulare me internet super të shpejtë celular, ofertën më të mirë të konvergjuar me një rrjet optik superior dhe me internet të qëndrueshëm dhe shpejtësi të lartë, por edhe me çmime të volitshme dhe shërbimin më të lartë ndaj klientit. A1 Maqedonia nga shtatori paralajmëron zgjerim të pakos së njohur A1 Combo M, internet të shpejt, rrjet gjithëpërfshirës 5G, paketa shtesë televizive sipas dëshirës së përdoruesit e shumë risi tjera.

Megjithëse jemi përballur me sfida të shkallës globale që kanë ndikuar si te përdoruesit ashtu edhe ne si kompani, ka qenë një periudhë e suksesshme për A1 me një angazhim të plotë për të nxitur stilin e jetës dixhitale, duke modernizuar dhe përmirësuar rrjetin tonë celular dhe optik duke ofruar përvojë superiore e përdoruesit, zgjidhje dixhitale moderne dhe cilësi të qëndrueshme. Besimi dhe kënaqësia e përdoruesve tanë, si nga segmenti rezidencial dhe ai i biznesit, nga të gjithë bashkëpunëtorët dhe shoqëria në tërësi, mbetet një frymëzim i vazhdueshëm për ne në A1”, deklaroi Metodija Mirçev, drejtor ekzekutiv “A1 Maqedoni”.