Luis Enrique e ka informuar Marco Verrattin që italiani nuk është në planet e tij, derisa ai është lidhur me një transfer në Arabi Saudite.
Marco Verratti, i cili e zgjati qëndrimin e tij në Paris Saint-Germain para disa muajve, por që tani trajneri i ri i klubit, Luis Enrique i ka thënë atij që nuk është në planet e tij dhe mund të largohet nga klubi.
Sipas Le Parisien, Enrique raportohet se i ka thënë në sy italianit fjalët: Ju kurrë nuk do të luani me mua.
Verratti nuk ka luajtur në ndonjë ndeshje të PSG-së në Ligue 1 deri me tani, pavarësisht se ai ishte pjesë e skuadrës për ndeshjet parasezonale në Azi.
30 vjeçari ka qenë i lidhur me një kalim të një numër i Pro Ligës Arabe, përfshirë Al-Hilal dhe Al-Ahli por kohëve të fundit ai lidhet me një kalim në Ligën e Yjeve të Katarit, Al – Arabi që ka treguar interes për futbollistin.
Megjithatë, është raportuar që ai më sa duket do të ribashkohet me Neymar të Al-Hilal, i cili tashmë kanë arritur një marrëveshje me PSG.
Pas largimit të yjeve si Sergio Ramos, Lionel Messi dhe Neymar këtë verë, një ndër futbollistët që luajti më së shumti në PSG Verrati, pritet të largohet nga klubi.