Prindërit e Kiara Titos kanë festuar mbrëmë 30 vjetorin e martesës.

Ata kanë mbledhur në një mbrëmje njerëzit e tyre të dashur për të festuar këtë ditë të rëndësishme.

Kiara dhe Luizi kanë shkëlqyer me pamjen e tyre dhe këngëtari direkt nga festa postoi një foto të tyre duke marrë të gjithë vëmendjen.

Pas disa orësh Luizi postoi edhe një tjetër foto, këtë herë me nënën e tij dhe pikërisht ky postim ka thyer rekord.

Fotoja e Luizit me nënën ka arritur mbi 140 mijë pëlqime ndërsa fotoja me Kiarën 135 mijë.