Llogaria e Alvise Pérez në YouTube ka publikuar një video të festës së lojtareve të kombëtares spanjolle brenda autobusit, pak orë pas fitimit të Kupës së Botës, pasditen e së martës së kaluar. Në të ka referenca për puthjen në buzë që Luis Rubiales, president i Federatës Mbretërore të Futbollit Spanjoll (RFEF), i dha Jenni Hermoso, kur po ndaheshin medaljet e arta të fituesit.
Në video dëgjohen thirrjet “puthje, puthje”. Po kështu, ka nga ato, edhe vetë Hermoso, që nënvizon paralelet që hiqen mes “puthjes fatale”, e cila ka tërbuar krejt Spanjën, por jo vetëm, dhe puthjes së Iker Casillas dhe Sara Carbonero, “live” gjatë një interviste të gazetares spanjolle me ish-portierin e kombëtares iberike, sapo kishin ngritur trofeun e Kupës së Botës në Afrikën e Jugut, më 2010.
A new video appears inside the bus of the Spanish women’s team about the kiss of Luis Rubiales.
Jenni Hermoso’s reaction with her teammates on the national team bus. pic.twitter.com/5f6ubOegDw
— Bleed Barcelona (@bleed_barcelona) August 30, 2023
Një video kjo që e ndryshon jo pak këndvështrimin e gjërave, sepse vetëm qasje “viktime”, sikurse u deklarua më pas futbollistja, nuk ka në fytyrën dhe sjelljen e saj, por krejt e kundërta.
Prej rreth 10 ditësh, mediat spanjolle dhe ato europiane janë dominuar nga incidenti i puthjes midis presidentit të RFEF, Luis Rubiales, i pezulluar tashmë nga posti i tij, dhe yllit të “La Roja”, Jenni Hermoso, që ndodhi pas fitores së Spanjës në finalen e Kupës së Botës ndaj Anglisë.
Rubiales është dënuar nga figura të dukshme në të gjithë Spanjën dhe Evropën, megjithëse ka pohuar gjatë gjithë kohës se Hermoso e pranoi puthjen, ishte diçka konsensuale nga të dyja palët, nuk kishte asgjë të keqe në të, por ishte sikur po puthte vajzat e tij. Sipas “El Espanol”, këtë video e ka paraqitur edhe në FIFA, me të cilën përpiqet të provojë këndvështrimin e tij.
Në video, Hermoso shihet duke diskutuar puthjen me disa nga shoqet e saj të kombëtares. Çështja duket se po diskutohet në një mënyrë gazmore.