Nga MPB njoftojnë se policia gjatë ditës së djeshme, me urdhër të gjykatës, kanë kryer bastisje në shtëpinë  e D.C. (38) në fshatin Dobërdoll, Komuna e Sopishtës.

Gjatë bastusjes, siç njofton sot MPB-ja, janë gjetur katër qese me rreth katër kilogramë marihuanë, me vlerë rreth 20.000 euro.

Personi është privuar nga liria dhe është ndaluar në Stacionin Policor ku pas dokumentimit të ngjarjes do të parashtrohet kallëzimi penal përkatës me procedurë të shpejtë.