Këngëtarët e njohur shqiptarë, Capital T, Eaz dhe Rina Balaj, kanë prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.
“Dirty Move” mban titullin bashkëpunimi i tyre, të cilin e kanë kompletuar edhe me videoklip.
Muzika është realizuar nga Rzon dhe Pllumb me miksim dhe masterizim nga Avaxus.
Videoja ndërkohë i është besuar produksionit Sekuencë.
Kënga e këtyre artistëve është me plot ritëm, verore, me videoklip të filmuar në Shqipëri.
Kjo është hera e parë që kanë bashkuar forcat, por që besohet se do të pëlqehet nga publiku.
Të plotë tashmë mund ta gjeni në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të Capital T.