Nuk mbaron me Pavard, Inter transferon edhe një tjetër yll nga Bayerni.

Zikaltërit për shopping te Bayerni.

Merkato e Interit duket se nuk është mbyllur vetëm me transferimin e Benjamin Pavard, me zikaltrit që duket se kërkojnë të kryejnë dhe një transferim të fundit përpara se të mbyllet çdo gjë.

Siç bëjnë me dije mediat italiane, zikaltrit janë vënë në ndjekje të mesfushorit holandez, Ryan Gravenberch.

21-vjeçari nuk pati shumë hapësira me bavarezët sezonin e kaluar dhe për këtë arsye prej kohësh mendon largimin.

Interi kërkon të përfitojë nga kjo situatë, duke parë që Inzagi kërkon dhe një tjetër mesfushor në skuadër, pasi Sensi nuk garanton siguri përgjatë sezonit.