Një gjykatë saudite e ka dënuar me vdekje një mësues të pensionuar për shkak të komenteve të tij në internet.

Muhammad al-Ghamdi u dënua “pas pesë postimeve kritikuese mbi korrupsionin dhe shkeljen e të drejtave të njeriut”, ka thënë vëllai i tij Nasser al-Ghamdi, raporton CNN.

Sipas Human Rights Watch, Muhammad al-Ghamdi u arrestua vitin e kaluar dhe iu dha pak hapësirë për avokat para dënimit të tij.

“Represioni në Arabinë Saudite ka arritur në një fazë të re tmerruese ku një gjykatë mund të japë dënim me vdekje për asgjë më shumë se disa postime paqësore”, ka thënë Joey Shea, hulumtuese e të drejtave të njeriut.