Ndërmarrja Publike Komunale “Tetova” – Tetovë, me arsyetime banale si në kohën e komunizmit kur shqiptarët diskriminoheshin, ka larguar 7 punëtor nga puna, thonë për Indeks.mk, punëtor të kësaj ndërmarrje duke paralajmëruar edhe grevë për shkak të këtyre largimeve dhe atyre që priten ditëve në vijim.

“Afër shtatë punëtor janë larguar nga puna. Nuk shkon kjo punë kështu. Do e bisedojmë me kolegët që të futemi edhe grevë”, thonë disa punëtor të kësaj ndërmarrje për Indeks.mk
Ato thonë se metoda të cilën e ka zgjedhur drejtoria për largimin e punëtorëve nga puna është arbirtrae, dhe se e njëjta kund të manipulohet.

“…informohen të punësuarit se nëse mungojnë nga puna pa arsye më shumë se tre ditë pune ose pesë ditë gjatë vitit dhe nuk e informojnë përgjegjësinë e tyre, kontrata e punës do të ndërpritet pa afat me lëshim nga puna”, thuhet në njoftimin të cilin e ka lëshuar kjo ndërmarrje ditën e enjte, e që është firmosur nga drejtori Nuredin Fetai, i emëruar nga Bilall Kasami.