Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka shoqëruar kreun e integristëve, Ali Ahmetin së bashku me ministrat e tjerë të BDI-së dhe kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi në vizitën e tyre në Kosovë, me ç’rast vizituan kompaninë “Comodita Home”.
Grubi në faqen e tij zyrtare në Facebook shkruan se u mirëpritën nga pronari i korporatës Devolli, Shkëlqim Devolli, teksa është diskutuar dhe mbi mundësinë që kjo kompani të zgjeroi veprimtarinë e saj dhe në Maqedoninë e Veriut për të krijuar vende të reja pune.
Statusi i plotë:
Me kryetarin Ali Ahmeti, kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi dhe kolegët ministra u mirëpritëm sot në korporatën Devolli dhe kompaninë e prodhimit Commodita në Kosovë nga pronari z. Shkëlqim Devolli.
Përgëzuam stafin drejtues të kësaj korporate për kontributin në krijimin e vendeve të punës me aktualisht 4.900 të punësuar dhe eksport në 25 vende.
Duke e pasur parasysh se korporata Devolli operon edhe në vendin tonë me 20 dyqane të brendit Commodita, diskutuam edhe mbi gatishmërinë e institucioneve të vendit për të përkrahur zgjerimin e investimeve dhe kështu krijimin e vendeve të reja të punës në vendin tonë.
https://www.facebook.com/100044385821029/posts/pfbid0TvorxaP34xdmzufeE2ihGAeXW8WNrq1oa22G75MNSjqKXStMXFqvgcxEpmK3Xbpel/?mibextid=cr9u03