Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është pritur me nderime të larta shtetërore nga homologu i saj në Shqipëri, Bajram Begaj.
Ky i fundit i ka uruar asaj mirëseardhje edhe përmes një shkrimi në Facebook, ku ka shkruar “Mirë se u rikthyet në shtëpinë tuaj, Presidente Osmani!”.

Përveç me homologun e saj, Bajram Begaj, gjatë qëndrimit në Shqipëri, e para e shtetit të Kosovës do të takohet edhe kryeparlamentaren Lindita Nikolla dhe me kryeministrin Edi Rama.

Në kuadër të kësaj vizite, presidentja Osmani do t`ia dorëzojë dekretin e nënshtetësisë së Kosovës, shkrimtarit me famë botërore, Ismail Kadare.

Kjo është vizita e parë e presidentes së Kosovës që nga koha kur kreu i shtetit shqiptar Bajram Begaj mori detyrën.