Moti nga mëngjesi do të jetë pjesërisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu, të cilët vende-vende, veçanërisht në juglindje do të jenë të rrëmbyeshme dhe kohë pas kohe të shoqëruar me bubullima. Gjatë ditës do të jetë dukshëm më freskët dhe do të fryjë erë mesatare deri e fortë veriore (dhe mbi 60 km/h), e cila do të shkaktojë ulje të ndjeshme të temperaturës ditore me pesë deri në 10 gradë.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 11 deri në 19, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 16 deri në 22 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë 5.

Në Shkup me vranësira të pjesshme me reshje të kohëpaskohshme shiu dhe kushte për paraqitje të bubullimave. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 16, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 20 gradë.

Të martën do të mbizotërojë mot me vranësira mesatare me reshje lokale të dobëta shiu dhe do të fryjë erë mesatare deri e fortë kryesisht nga drejtimi verilindor. Në ditët në vijim era do të dobësohet dhe moti do të jetë stabil por më i freskët.