Nëpunës policorë nga Seksioni për trafikim të paligjshëm me drogë dhe armë pranë SPB Kumanovë kanë privuar nga liria personin N.P.(43) nga Kumanova.
Siç informojn nga MPB-ja sot, gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me urdhër të gjykatës, i është gjetur dhe sekuestruar heroinë.
Personi është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.