Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, në emisionin Majtas JO Djathtas të T7, ka folur për tema të ndryshme politike, përfshirë edhe për partinë që ai drejton.

Ai ka thënë se PSD-ja është i vetmi subjekt politik jashtë orbitës së pushtetit të Albin Kurtit.

Këtë Molliqaj e thotë duke thënë se nuk bazohen as te kritikët e pushtetit, duke thënë se kritikën e kanë që rrjedhë prej bindjeve.

Përmendi Trrustin Pensional ku tha se janë pajtuar me Qeverinë që të mos tërhiqen ato mjete.

”Jemi i vetmi subjekt politik jashtë orbitës së pushtetit. Ne veprojmë parallelisht edhe prej asaj që bëjnë kritikës, për shembull Trusti Pensional, ne ishim kundër”, ka thënë Molliqaj, duke thënë se pastaj kanë krtiikuar Qeverinë për gjendjen në Veriun e Kosovës.

Po ashtu, Molliqaj, ka thënë se ”PSD-ja është profili me profilin me të qartë ideologjik”, madje shtoi se ai ”është internacionalist e jo nacionalist”.

Më tutje, Molliqaj ka shtuar se edhe pse kanë pasur kosto politike, PSD-ja ka shprehur qëndrimet e veta edhe për shaminë, por edhe për komunitetin LGBT e çështje të tjera.