Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot së bashku me drejtorin e  Byrosë për Metrologji, Avdyl Selami do ta vizitojnë filialin e EVN Maqedoni në Butel dhe do të kryejnë inspektim në laboratorin ku kryhet testimi i njehësorë për energjinë elektrike.

Siç paralajmëruan nga Ministria e Ekonomisë, në kuadër të vizitës do të realizojnë takim me menaxhmentin e EVN Maqedoni dhe EVN Distribuim.