Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi vizitoi sot panairin e punës të organizuar nga kompania “Bechtel & Enka” në qytetin e Tetovës.

Grubi në faqen e tij zyrtare në Facebook ka apeluar që të gjithë të interesuarit të aplikojnë për punë në kompaninë e cila do të ndërtoj projektin Korridori 8 dhe 10D, në të cilin ofrohen mbi 2.000 vende pune.

Statusi i plotë:

Mbi 2.000 vende pune. APLIKONI në hr@beuk.mk

Ditën sot e përmbylla edhe me një aktivitet shumë të rëndësishëm për qytetarët.

Në Tetovë mora pjesë në hapjen e Panairit për punësim që organizohet nga konzorciumi Bechtel & Enka.

Jashtëzakonisht i lumtur për interesimin e qytetarëve që të bëhen pjesë e ekipit që do të ndërtojë rrugë moderne me standarde europiane.

Apeli vazhdon dhe vlenë për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e ndërtimit të një projekti mjaft të rëndësishëm siç është Korridori 8 dhe 10D.

Pas Gostivarit, Tetovës, Prilepit dhe Manastirit, vazhdon Panairi edhe në qytete tjera të vendit.
https://www.facebook.com/100044385821029/posts/pfbid0311sLmaMUDeoCzX6oMyxVjofWaFh96DfFoP4FWj4GLaCCL3djHJQEkZ5yJVK9UQ27l/?mibextid=cr9u03