Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi sot nën shoqërinë e ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, zëvendësministrit Bekim Rexhepi dhe drejtorit të Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore” Ejup Rustemi mbikqyrëm nga afër rrjedhën e punimeve në autostardën Shkup-Tetovë si dhe rehabilitimin e një rruge drejt Kodrës së Diellit.

Grubi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se punimet për projektet e planifikuara infrastrukturore po ecin sipas planit dhe dinamikës së duhur, drejt përmirësimit të kushteve, investimeve të reja dhe mirëmbajtjes së rrugëve ekzistuese.

Statusi i plotë:

Po punohet intenzivisht në çdo cep të vendit për përmirësimin e infrastrukturës rrugore.

Bashkë me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, zëvendësministrin Bekim Rexhepi dhe drejtorin e Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore” Ejup Rustemi mbikqyrëm nga afër rrjedhën e punimeve për:

vendosjen e barrierave të zërit në autostradën Shkup-Tetovë

ndërtimin e pjesës së Korridorit 8, autostradës Shkup – Tetovë dhe

rehabilitimin e rrugës drejt Kodrës së Diellit.

Siguruam 7.5 milionë euro përmes Ndërmarrjes “Rrugët Shtetërore” për rehabilitimin e 13 kilometrave të autostradës Shkup-Tetovë, në atë pjesë ku ishte shumë e dëmtuar.

Korridori 8 po ndërtohet sipas dinamikës së paraparë dhe sipas të gjitha detajeve të kontratës historike të lidhur me konzorciumin Bechtel & Enka.

Për rekonstruimin e rrugës regjionale që lidh komunën e Tetovës me komunat e Bogovinës dhe të Gostivarit kemi siguruar mjete në vlerë prej 15 milionë denarë për rehabilitimin e 600 metrave të rrugës që lidh bulevardin Ilinden deri në rrugën me Kodrën e Diellit.

Do të vazhdojmë syçelë të përcjellim ecurinë e realizimit të projektit më të madh infrastrukturor në historinë e vendit, rregullimit dhe mirëmbajtjes së rrjetit të autostradave në mbarë vendin.

https://www.facebook.com/100044385821029/posts/pfbid0y96aQBBCqKEERbbozrCbH5U4p3bGAqb1LmC8Q8dhdq1SQ3ULEBPTErTtb7BLhpnLl/?mibextid=cr9u03