Telashe të reja për Manchester United, pasi u mbyllen hetimet për Mason Greenwood, tani ka një çështje tjetër në kampin e Djajve të Kuq.
Manchester United po vlerëson largimin e Antony nga ekipi i parë mbi akuzat për sulm seksual nga ish e dashura e tij, raporton media braziliane UOL.
Gabriela Cavallin, një DJ dhe ndikuese, paraqiti raporte policore kundër Antony si në vendlindjen e tyre në Brazil ashtu edhe në Angli dhe hetimet janë në vazhdim.
UOL publikoi akuzat e reja kundër futbollistit ndërkombëtar brazilian 23-vjeçar, duke përfshirë pamjet e WhatsApp dhe fotografitë e lëndimeve.
Ish-e dashura e brazilianit pretendoi se Antony goditi me kokë dhe grushtoi Cavallin ndërsa ajo ishte shtatzënë.
Antony i ka hedhur poshtë akuzat, megjithatë sulmuesi është hequr nga lista e Brazilit për ndeshjet e ardhshme dhe Manchester United së shpejti pritet të ndërmarrë veprime.
“Informacioni që pata këtë mëngjes është se departamenti ligjor në Manchester ka kontaktuar me doktoreshën Vanessa [avokatin e Gabrielës në Angli] për të caktuar këtë takim, ky takim ende nuk është zhvilluar”, tha avokati i viktimës.
“Ne do të dëgjojmë se çfarë synojnë të bëjnë në Angli. Nuk e di cili është qëllimi i tyre, por dëshira e Gabrielës si viktimë është që këto ngjarje të mos ndodhin më, jo vetëm kundër saj, por kundër asnjë gruaje, askujt. i cili është viktimë e një krimi të së njëjtës natyrë”, ka deklaruar avokati i Vanessas për mediumin brazilian UOL.