Moderatorja Aulona Musta është një ndër personazhet më të njohur për publikun. Prezantuesja njihet për karakterin e saj të drejtpërdrejtë dhe vetëbesimin që ka.
Një nga pyetjet ishte se nëse do jetonte me vjehrrin dhe vjehrrën. Aulona iu është përgjigjur fanses, se siç nuk dëshiron të jetojë me prindërit e saj, nuk dëshiron të jetojë as me vjehrrit pasi çdo çift duhet të jetojë vetëm dhe të vendosin vetë se çfarë duhet të bëjnë:
“Jo. Njësoj siç nuk do jetoja as me prindërit e mi. Unë dua të rri lakuriq në shtëpi! Të zihem e pajtohem me burrin pa i dhënë llogari njeriu dhe pa shqetësuar njeri. Dua të vendos vetë për fëmijën tim, çfarë do gatuaj për drekë, kur do e pastroj shtëpinë, etj, etj Unë kam vjehrrin dhe vjehrrën më të mrekullueshëm në botë, por gjëja më e mirë për çdo çift eshtë të jetojnë vetëm!”