Në Kuvend sot do të mbajnë seanca komisionet për soistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, transport, lidhje dhe ekologji, si dhe mbrojtje dhe siguri derisa anëtarët e Këshillit nacional për eurointegrime do të realizojnë takim me Liliana Tangi dhe Pjer-Anri Dimon, deputetë nga Komisioni për çështje evropiane të Kuvendit francez.
Në rend dite të Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive është Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për letërnjoftim, me procedurë të shkurtuar.
Anëtarët e Komisionit për transport, lidhje dhe ekologji do të prononcohen për Propozim ligjin për plotësimin e Ligjit për rrugë publik, me procedurë të shkurtuar.
Komisioni për mbrojtje dhe siguri do të debatojë rreth Propozimit të Ligjiit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për paraqitje të vendbanimit dhe vendqëndrimit të qytetarëve, me procedurë të shkurtuar.