I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka bërë me dije se është takuar me emisarin e Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuard Peach.

Lajçak ka shkruar në platformë, X, se kanë shkëmbyer vlerësimet e tyre mbi zhvillimet e fundit në rajon.

“Pasi u ktheva në Bruksel, u njoha me të dërguarin e Ballkanit Perëndimor Lord Peach. Gjithmonë është mirë të dëgjojmë për aktivitetet e tij të fundit, të shkëmbejmë vlerësime mbi zhvillimet e fundit në rajon dhe ta informojmë atë për përpjekjet tona në dialog”, ka shkruar Lajçak.