Një grua ka mbetur e vdekur në një ordinancë stomatologjike në Malishevë, si pasojë e një trajtimi të papërgjegjshëm.
Shkak i disa rasteve të rënda që po ndodhin së fundi në vend, ka folur për Front Online anëtari I Komisionit për Shëndetësi, Shemsedin Dreshaj.
Ai ka thënë se ky rast mbetet në duart e hetuesisë.
Dreshaj ka një thirrje për inspektoratin.
“Kjo çështje është në hetuesi dhe viktima e ka pësuar, ordinanca nuk ka qenë e licencuar ta ofrojë atë shërbim mbetet në nivel të hetuesisë që të definohet përgjegjësia e stafit profesional që është marr me këtë punë. Kjo i takon inspektoratit duhet të shtohet me numër të jetë më aktiv në teren që t’i mbikëqyr ordinancat çka ofrojnë e për çka janë të licencuara”, përfundoi Dreshaj.
Lidhur me ketë rast, Ministria e Shëndetësisë ka dalë me një deklaratë në të cilën thuhet se përmes Inspektoratit Shëndetësor, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës menjëherë ka ndërmarrë të gjitha veprimet konform kompetencave pas rastit tragjik që rezultoi me fatalitet për një qytetare që humbi jetën në Malishevë gjatë trajtimit në një ordinancë private.
“Kjo gjë është e patolerueshme dhe se do të angazhohen që të ofrojnë të gjitha provat për dënime maksimale ndaj kryesve të kësaj vepre të rëndë. Njëkohësisht, MSh njofton se janë shqyrtuar edhe raportet e komisionit të licencimit lidhur me veprimtarinë e këtij institucioni privat”, thuhet në njoftim.