Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka ngushëlluar popullin maroken pas tërmetit shkatrrues nga i cili humbën jetën qindra njerëz.









Haradinaj ka thënë se populli i Kosovën bashkëndjen me familjet marokene që humbën të afërmit e tyre.

“I pikëlluar pas tërmetit shkatërrues i cili mori shumë jetë njerëzish në Maroko. Kosova dhe populli i saj bashkëndjen me popullin dhe familjet marokene të cilat pësuan nga ky tërmet.

Lutemi që numri i viktimave të mbetet me kaq, ndërsa të lënduarëve ju urojmë shërim të shpejt!”, është shprehur Haradinaj.