Vlera e skuadrave të Kosovës dhe Zvicrës para përballjes së sotme.
Përfaqësuesja e Zvicrës është më e vlefshme sesa ajo e Kosovës thuajse trefish sipas vlerave të lojtarëve të skuadrave të ftuara për këtë ndeshjes.
Kosova është nikoqire e Zvicrës në takimin e vlefshëm kualifikues për Euro 2024, i cili do të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ nga ora 20:45.
Të dy ekipet janë thuajse të kompletuara dhe me shumë yje të mëdhenj pjesë e formacioneve.
Por, cila përfaqësuese e ka ekipin më të vlefshëm?
Sipas vlerave zyrtare në faqen e specializuar të statistikave dhe transferimeve Transfermarkt, Zvicra vlen pothuajse trefish më shumë se Kosova.
Ekipi i Helvetikëve i përbërë nga 22 lojtarë ka një vlerë tregu prej 249.30 milionë eurosh.
Lojtari më i vlefshëm momentalisht në ekipin e Murat Yakin është mbrojtësi i Manchester Cityt, Manuel Akanji, i cili vlen 38 milionë euro.
Në anën tjetër, ekipi i Kosovës i përbërë nga 28 lojtarë ka një vlerë tregu prej 98.40 milionë eurosh.
Lojtari më i vlefshëm në ekipin e përzgjedhësit Primoz Gliha është Amir Rrahmani i Napolit me vlerë 25 milionë euro.