Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga kjo e shtunë do të ndryshojë qarkullimi i mjeteve motorike në rrugën “Ali Hadri”, nga kryqëzimi i rrugës “Emin Duraku”, në drejtim të rrugës “Afrim Loxha”.









Sipas njoftimit, kjo po bëhet në kuadër të projekteve të sinjalizimit vertikal dhe horizontal të shenjave të trafikut rrugor.

“Në kuadër të projekteve të sinjalizimit vertikal dhe horizontal të shenjave të trafikut rrugor, nga ekipi i mobilitetit i Drejtoria e Shërbimeve Publike, që nga sot, më datë 9.9.2023, do të ndryshojë qarkullimi i mjeteve motorike në rrugën ‘Ali Hadri’, nga kryqëzimi i rrugës ‘Emin Duraku’, në drejtim të rrugës ‘Afrim Loxha’”, thuhet në komunikatën për media./FrontOnline