Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi tha në emisionin “Klan Debat” se disa oligarkëve maqedonas po ju pengojnë shqiptarët e suksesshëm në politikë.
Ai potencoi se edhe sulmet ndaj projektit Korridori 8 po vijnë nga këto qendra.

“VMRO donte largimin e BDI-së nga pushteti, problemi nuk ishte më çështja bullgare por shqiptarët. Oligarkët maqedonas e kan hallin që shqiptarët janë të zotit për vetëqeverisje, dhe me këtë kulturë politike dhe mediatike kemi arritur që të realizojmë investime marramendëse kapitale, ku dallimi është shumë i madh ku ne kemi lidhur marrëveshje me kompani amerikane dhe evropiane dhe jo me kompani kineze.
Oligarkët maqedonas janë kompanitë më të mëdha të vendit që kanë fituar mbi shpinën e privatizimit, duke u përpjekur që të zhvillojnë një strategji politike për largimin e shqiptarëve nga pushteti, por kjo gjë është zgjidhur nga viti 2001 ku ne kemi dëshmuar se jemi të aftë për implementimin ekonomik. Ne ushtrojmë për të dhënë mundësi të barabarta dhe jomonopolizimin e vendit, për të pasur një shoqëri liberale, dhe liberalizim të tregut. Edhe sulmet për Korridorin e 8 po vijnë nga kjo qendër sepse i cënon interesat e koridoreve tjera konkurente si dhe shumë interesa të tjera ekonomike, pra është shqetësim edhe Korridori 8 për këta oligarkë. Ne jemi kujdesur që në procedurë shqiptarët të mos preken nga kjo iniciativë e oligarkëve për formimin e qeverisë monoetnike”, u shpreh Grubi.