Shqipëria ka shënuar fitore të madhe ndaj Polonisë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Jasir Asani ishte golashënuesi i parë në ndeshje me një supergol. Ky ishte edhe goli i vetëm në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, kombëtarja shqiptare realizoi edhe njëherë tjetër me anë të Mirlind Dakut, në minutën e 62, për ta vulosur fitoren.

Kuqezinjtë pas fitores renditen në vendin e parë me 10 pikë, me dy më shumë se Republika Çeke që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ndërkohë, Polonia renditet në vendin e katërt me gjashtë sosh.