Xavi është pajtuar për ta zgjatur kontratën me Barcelonën.

Trajneri i Barcelonës Xavi është pajtuar për ta zgjatur kontratën e tij me klubin deri më 2025, pavarësisht problemeve financiare të klubit Blaugrana

Xavi mori drejtimin e skuadrës së Barcelonës më 2021 pasi Ronald Koeman u largua nga klubi.

Ai nënshkroi kontratë tri vjeçare në atë kohë, që do të thotë se kontrata e tij ekzistuese do të përfundojë në fund të sezonit 2023/24.

Por, tani, 43 vjeçari raportohet se do t’i mbetet besnik të ardhmes së tij në klub duke nënshkruar kontratë edhe për dy vite të tjera, shkruan Mundo Deportivo.

Derisa agjenti i Xavit, Fernando Solanas, ka nisur bisedimet me ish drejtorin sportiv të Barcelonës, Mateu Alemany gjatë verës, e ku prioritet i klubit gjatë merkatos ishte rindërtimi i skuadrës. Tani pasi që merkato është mbyllur është fokusuar në rinovimin e kontratës së Xavit.

Derisa një marrëveshje thuhet se tashmë është arritur dhe Xavi do të nënshkruajë kontratën e re në takimin e radhës që do ta këtë me drejtorin e ri sportiv, Deco. Sipas Mundos, ai pritet që të nënshkruajë kontratë të re të merkurën e ardhshme.