Në autostradën Veles-Shkup, policia dje ka arrestuar personin S.E.(24) nga fshati Studeniçan, i Shkupit, për shkak të veprës penale kontrabandim të emigrantëve, përcjell TV21. Ai duke tentuar të ikë nga policia, pasi po transportonte emigrantë, ka goditur veturën e policisë dhe ka lënduar 2 policë dhe veten e tij.
“Ai me automjetin “Mazda” me targa të Shkupit, të cilën e drejtonte, nuk është ndalur në shenjë ndalimi të dhënë nga zyrtarët policorë, pas së çka automjeti është përplasur me veturën zyrtare të policisë, duke lënduar dy policë dhe vetë S.E. Më parë, S.E. në afërsi të pikës pagesore Demir Kapi është ndalur dhe nga automjeti kanë dalë tetë emigrantë nga Siria, të cilët kanë goditur traun e pikës pagesore në Otovicë”, theksojnë nga MPB.