Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski, deklaroi sot se procesi i ndryshimeve kushtetuese nuk mund të ndërpritet, sepse sipas tij bëhet fjalë për proces nga i cili varet ardhmëria e vendit.

“Deri në fund të këtij mandati parlamentare kemi edhe afro një vit. Kjo është një shans që nuk duhet ta lëshojmë. Gjithsecili duhet të marr përgjegjësi. Ndryshimet kushtetuese janë proces i cili nuk mund të ndërpritet. Pse të ndërpritet një proces nga i cili varet ardhmëria e shtetit.

Interesat strategjike edhe të shteteve më të mëdha të BE-së, nuk janë të përhershme dhe të shpeshta, andaj ky shans duhet të shfrytëzohet dhe të ndërtojmë një shtet që do të jetë shumë më i mirë për qytetarët tanë, që edhe qytetarët tanë që janë larguar nga vendi jonë, të shohin se këtu kemi kushte të mira dhe të mund të kthehen në vendin e tyre dhe të mos kenë nevojë të jetojnë në vendet të huaja”, deklaroi Dimitar Kovaçevski.

Kovaçevski foli edhe për mundësinë e amnistisë për disa të burgosur, ku tha se është fakt që burgjet janë të mbingarkuara, kjo është fakt dhe nëse pyesni deri te drejtorët e burgjeve, do ta konfirmojë të njëjtën.

“Ka edhe instrumente tjera në lidhje me dënimin, kjo është punë e caktuar për qëllime të shoqërisë që mund të bëhen e kështu me radhë. Ministria e Drejtësisë një kohë të gjatë punon për këtë zgjidhje ligjore dhe ministri i Drejtësisë kishte edhe deklaratë publike në lidhje me këtë ligj. Unë deri tani nuk kam dëgjuar komente të këqija, marrë parasysh se bëhet fjalë për uljen e dënimeve për ata që tashmë kanë nisur me vuajtje të dënimit, megjithatë nuk përfshin vepra që janë të natyrës më të rëndë”, tha Kovaçevski duke shtuar se propozim ligji duhet të hyjë në procedurë qeveritare që më pas të kalojë në Kuvend.