Në shpenzimet e përgjithshme për mbrojtjen e mjedisit jetësor sipas qëllimit ekologjik, më e madhja është pjesëmarrja e shpenzimeve të menaxhimit të ujërave të zeza (35.56 për qind), pastaj menaxhimi me mbeturina (29.96 për qind) dhe shpenzimet për sistemi qarkullues për furnizim me ujë (24.94 për qind)
Kostoja e përgjithshme për mbrojtjen e mjedisit jetësor, sipas dedikimit ekologjik, më e madhe është pjesëmarrja e shpenzimeve për menaxhim me ujërat e zeza (35.56 për qind), pastaj menaxhimi me mbeturina (29.96 për qind) dhe shpenzimet për sistemi qarkullues për furnizim me ujë (24.94 për qind). Shpenzimet për mbrojtjen e mjedisit jetësor përbëhet nga dy komponente: investimi në mjetet dhe mirëmbajtja e mjeteve për mbrojtjen e mjedisit jetësor. Vlera e shpenzimeve për mbrojtjen e mjedisit në vitin 2022 është 7.840.633.000 denarë, sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave (ESSH). Në shpenzimet e përgjithshme për mbrojtjen e mjedisit jetësor sipas qëllimit ekologjik, më e madhja është pjesëmarrja e shpenzimeve të menaxhimit të ujërave të zeza (35.56 për qind), pastaj menaxhimi me mbeturina (29.96 për qind) dhe shpenzimet për sistemi qarkullues për furnizim me ujë (24.94 për qind).
Për këtë, Arianit Xhaferi, aktivist mjedisor, deklaroi për gazetën KOHA se shuma e dhënë nga shteti nuk mjafton për angazhime serioze ndaj problematikave mjedisore. “Mjetet që zakonisht alokohen për mbrojtjen e mjedisit janë shuma qesharake dhe të paarsyeshme, 800 milionë denarë në nivel nacional nuk mjaftojnë për një angazhim më serioz ndaj problematikës mjedisore. Maqedonia e Veriut përballet me probleme të shumta mjedisore, duke filluar nga ndotja e ajrit, ujërave dhe tokës, për të vazhduar me mungesën e qendrave adekuate për trajtimin dhe deponimin e mbeturinave e deri tek problemet në infrastrukturë. Fatkeqësisht, më shumë mjete harxhon qeveria për vetëreklamim, për konferenca të padobishme e për koncerte vetëpromovuese të udhëheqësve të qeverisë”, u shpreh Xhaferi.
Ai shtoi se ka qenë praktikë që është përsëritur shpesh që një pjesë (deri në 30%) e mjeteve të dedikuara për mjedisin të jenë marrë nga ky dikaster e të jenë drejtuar diku tjetër, me çka janë anuluar mjetet e parapara për projekte mjedisore në nivel lokal, si për shembull që ka ndodhur me heqjen e mjeteve për rregullimin e shtratit të lumit në fshatin Shipkovicë, por edhe për projekte të ngjashme në Reçicë të Vogël, etj. “Shteti duhet të angazhohet seriozisht në adresimin dhe zgjidhjen e problemeve mjedisore, duke filluar me alokimin e mjeteve të nevojshme për projekte që ofrojnë zgjidhje reale dhe të arritshme. Më tej, duhet që inspektorateve mjedisore (qendrore dhe lokale) t’ju jepen më tepër autorizime dhe fuqi vendimmarrëse, që të mund t’i gjobitin ndotësit në vendin e ngjarjes. Gjithashtu, duhet të kujdesen që inspektoratet i kryejnë punët dhe aktivitetet e tyre sipas autorizimeve dhe kompetencave të tyre”, tha Xhaferi duke shtuar se në plan më të gjerë, shteti duhet të investojë më shumë para në modernizimin e kapaciteteve industriale dhe rrjetin e ngrohjes për qytetet që përdorin mazut ose derivate tjera ndotëse.
Ndërkaq ESHS ka regjistruar se nga shpenzimet e përgjithshme për mbrojtjen e mjedisit jetësor, më shumë shpenzime janë bërë në industri dhe te prodhuesit e specializuar me 4.485.874 denarë, respektivisht 57.21 për qind. Nga shpenzimet e bëra për mbrojtjen e mjedisit jetësor në industri dhe prodhues të specializuar, 42.36 për janë të dedikuara për investime, ndërsa 57.64 për mirëmbajtjen e mjeteve.
Nga pagesat dhe kompensimet për shërbimet e ofruara për mbrojtjen e mjedisit jetësor, me pjesëmarrje më të madhe llogaritet kompensimet e paguara për trajtimin me mbeturina me 85.18 për qind. (koha.mk)