Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot do të jetë për një vizitë pune në Bruksel. Në kuadër të vizitës, ministri Osmani do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

 

Përveç takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, ministri Osmani do të takohet edhe me përfaqësues të lartë të BE-së. Në kuadër të vizitës, ministri do të mbajë një konferencë në Qendrën për Politika Evropiane me temë: Maqedonia e Veriut dhe BE-ja: Lëvizja drejt më shumë integrimeve.

 

Osmani do ta përfundojë vizitën e tij të punës në Bruksel duke marrë pjesë në pritjen me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut të organizuar nga misionet tona në BE dhe NATO dhe Ambasada e vendit në Belgjikë.