Ministrja e shëndetësisë Maria Caulfield tha se partia e saj veproi menjëherë për të hequr dy kandidatët e mundshëm për parlament pas ndërhyrjes së MI5.
Shërbimi britanik i sigurisë MI5 paralajmëroi partinë konservatore në pushtet se dy deputetë të mundshëm mund të jenë spiunë kinezë, raportojnë mediat e huaja.
Detajet e këshillave, të dhëna në 2021 dhe 2022, vijnë disa ditë pasi u zbulua se një studiues parlamentar u arrestua në mars me dyshimin se kishte spiunuar për Pekinin. Ministrja e shëndetësisë Maria Caulfield tha se partia e saj veproi menjëherë për të hequr dy kandidatët e mundshëm për parlament pas ndërhyrjes së MI5.
Caulfield ka thënë se qeveria e merr çdo informacion në lidhje me përfshirjen kineze “shumë seriozisht”.
“U morën masa të menjëhershme, u hoqën nga lista, nuk do të kandidojnë dot”, tha ministri.