Më datë 14.09.2023 në ora 01:50 zyrtarë policorë nga Sektori i Punëve të Brendshme Strumicë, kanë ndaluar D.K.(53) nga fshati Illovicë, Strumicë.

Gjatë kontrollit të një automjeti të pasagjerëve Peugeot, me të cilin ai drejtonte, iu gjetën dhe sekuestruan 297 pako me cigare të ndryshme.

Personi është ndaluar në Stacionin Policor Strumicë dhe për ngjarjen është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Strumicë.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritet kallëzimi përkatës.